Trajneri i futbollit në Kosovë, Ismet Munishi në ‘Emison Arena” , ka folur për ndryshimet e bëra në klubin KF Llapi.
Munishi në këtë emision në “Tribuna Channel”, ka theksuar se ish-presidenti i Llapit, Nexhat Dumnica dhe ish-trajneri i këtij klubi, tani drejtor sportiv, Tahir Batatina kanë qenë kreatorët e këtij Llapit që është sot.
“Te Llapi nuk kanë qenë gjërat mirë, nuk është dashur që të bëhen turbulenca aq të mëdha sepse i ka kushtu kjo Llapit. Kam raporte të mira edhe me Nexhat Dumnicën dhe Tahir Batatianën, që këta kanë qenë ideatorë dhe kreatorë që Llapi të jetë skuadër e cila është sot. Sfidat duhet të tejkalohen”, ka thënë ai, transmeton Llapi.info.
Sipas tij, zgjedhja e Bekim Shotanit si trajner ka qenë ideale për Llapin.
“Sjellja e Shotanit është ide shumë e mirë ai është punëtor i madh. Pra, për momentin zgjedhja ideale ka qenë Shotani i cili nuk shquhet si diktator, por është trajner ma liberal. Si duket edhe në Podujevë nuk po munden me i duru trajnerët që kanë disiplinë jashtëzakonisht të madhe. Duhet me potencu deshëm apo nuk deshëm ka pasur ankesa te trajneri edhe prej futbollistëve. Bekim Shotani besoj që mund t’i balancojë këto gjëra, Llapi ka skuadër të mirë”, ka thënë Munishi.
Sipas tij, gjasat për titull kampion në Superligë tek Llapi ekzistojnë./Llapi.info






