Skuadra nga Podujeva, KF Llapi ka nënshkruar kontratë profesionale me talentin e ekipit U19, Muhamed Llapashticën, njofton Llapi.info.

Llapashtica ka nënshkruar kontratë trivjeçare me klubin nga “Zahir Pajaziti”. Futbollisti 18-vjeçar luan si mesfushor defanziv, ndërsa bën pjesë edhe në Kombëtaren U19 të Kosovës.

“Pasi debutoi me ekipin e parë në ndeshjen e Kupës ndaj Kikës, mesfushori defanziv, Muhamed Llapashtica, sot nënshkruajti për 3 vite e gjysmë me klubin. Podujevë, 21 dhjetor 2021 – Mesfushori me tipare defanzive, reprezentuesi i Kosovës U19, 18 vjeçari Muhamed Llapashtica sot ka nënshkruar kontratë profesionale për 3 vite e gjysmë. Muhamed Llapashtica, i lindur më 09.07.2003. Më parë pjesë e Shkollës së Futbollit ‘Podujeva’ kurse tashmë e tre vite pjesë e Akademisë tonë, ku ka shkëlqyer me paraqitje në kategorinë U17 si dhe në dy edicionet e fundit pjesë e U19 ku ishte ndër mesfushorët më të mirë të kësaj gjenerate. Muhamed Llapashtica llogaritet si njëri ndër futbollistët me më së shumti potencial dhe klubi pret shumë nga ai në të ardhmen”, ka njoftuar klubi llapjan./Llapi.info