Llapi sot pret në shtëpi Ballkanin në kuadër të xhiros së 13-të në Superligë, njofton Llapi.info
Bardh e kaltrit të cilët në ndeshjen e fundit fituan ndaj Drenicës me rezultat 0-2, sot duke filluar nga ora 13:30 do të kërkojnë pikët e plota në stadiumin e qytetit të Podujevës “Zahir Pajaziti”.
Në anën tjetër Ballkani në këtë xhiro hynë pas fitores ndaj Lirisë në Suharekë me rezultat minimal 1-0.
Llapi gjendet në pozitën e tretë me 23 pikë të tubuara, tri sosh më pak se lideri Feronikeli dhe një pikë më pak se vendi i dytë Prishtina, por që të dy këto ekipe kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar./Llapi.info.






