Llapi ka pësuar humbje në shtëpi 2-4 ndaj Gjilanit në xhiron e 34-të të Superligës së Kosovës në futboll, raporton Llapi.info.

Mysafirët nga Gjilani e nisën mjaft mirë ndeshjen në Podujevë, duke kaluar në epërsi qysh në minutën e (3’) të takimit me anë të Blerim Krasniqit.

Përkundër rasteve nga të dyja ekipet, me rezultat 1-0 në të mirë të mysafirëve u mbyll pjesa e parë në stadiumin e qytetit “Arena Zahir Pajaziti”.

Pjesa e dytë solli edhe pesë gola. Nikoqirët llapjanë arritën të barazojnë shifrat në 1-1 kur po zhvillohej minuta e (80’) me anë Bianor Netos.

Gjilanasit u kundërpërgjigjen menjëherë për të rikthyer epërsinë në radhët e veta. Ishte sërish Blerim Krasniqi që ngritit shifrat në 1-2.

Bianor Neto realizoi sërish për Llapin në minutën e (87’) për t’i barazuar shifrat në 2-2, ndërkaq ishte Blerim Krasniqi që shënoi për Gjilanin për 2-3, kurse Shend Kelmendi vulosi fitoren e gjilanasve për 2-4 krejt në fund të ndeshjes.

Me këtë humbje, Llapi vazhdon të jetë në pozitën e katërt dhe tani gjasat për më lartë janë thuajse të pamundshme, duke grumbulluar 54 pikë, ndërkohë që Gjilani ka 62 sosh dhe radhitet në vendin e dytë.

Në xhiron e radhës, Llapi do të ketë punë me Dukagjinin, derisa Gjilani pret Malishevën – ndeshje këto që janë të parafundit në këtë edicion./Llapi.info