Screenshot
Lokale - eSIMy

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike (KEDS) ka njoftuar për ndërprerje planifikuara të energjisë elektrike në disa fshatra të Podujevës, për shkak të punimeve të domosdoshme për sigurinë e sistemit.

Ndërprerjet do të realizohen në dy intervale kohore:

Nga ora 10:00 deri në 15:30:

Sibofc

Lluzhan

Penuhë

Lupç i Epërm

Llugë

Majac

Popovë

Nga ora 12:00 deri në 15:00:

Obranqë

Peran

Obranqë 1, 2 dhe 3

Bradash

Bajqinë

Katunishtë

Lepaj

Dobratin 1

Ferma e Pulave në Peran

KEDS ka bërë të ditur se punimet përfshijnë mirëmbajtjen preventive, pastrimin e trasesë dhe energjizimin e linjave.

Qytetarët e këtyre lokaliteteve këshillohen që të kenë parasysh oraret e ndërprerjes së energjisë elektrike.