Llapi ka arritur të sigurojë shërbimet e sulmuesit të krahut të talentuar, Ismet Hamdi, duke nënshkruar për katër vite, shkruan Llapi.info.

Këtë e konfirmoi skuadra e Llapit përmes një komunikate zyrtare, ndërkohë që është bërë e ditur se Hamdi ka shkëlqyer me paraqitje për ekipin e juniorëve të Gjilanit duke arritur shifrën e 10 golave dhe 20 asistimeve.

“Ismet Hamdi është prodhim i ekipit të Gjilanit, pjesë e së cilëve ishte deri në ekipin e seniorëve dhe më pas ishte i huazuar për 6 muaj tek Vitia. 19 vjeçari, i lindur më 18.07.2002 ka shkëlqyer me paraqitje për ekipin e juniorëve të Gjilanit duke arritur shifrën e 10 golave dhe 20 asistimeve. Futbollisti gjilanas nga më të dalluarit e grupmoshës së tij, Ismet Hamdi ka nënshkruar kontratë 4 vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit dhe si rrjedhojë e kësaj do jetë pjesë e klubit deri në vitin 2026”, shkruhet në komunikatë./Llapi.info