Llapi ka arritur të regjistrojë fitoren e dytë rresht, duke mposhtur në shtëpi Malishevën me rezultat 0-1, në kuadër të javës së 13-të të Superligës, raporton Llapi.info.
Pjesa e parë në stadiumin “Liman Gegaj” përfundoi pa gola, përkundër që mysafirët nga “Zahir Pajaziti” patën disa raste shënimi.
Edhe 45-minutëshi i dytë u takoi llapjanëve, të cilët patën dominimin. Rezultati u zhbllokua tek në minutën e 85’, me një autogol të Hotit.
Me rezultatin 0-1 në favor të Llapit u mbyll kjo ndeshje, për t’i arkëtuar tri pikë të plota mjaft të rëndësishme për klubin nga Podujeva.
Me këtë fitore, Llapi arrin në kuotën e 18 pikëve dhe pozicionohet në vendin e pestë, teksa Malisheva ka 12 sosh në vendin e tetë.
Në xhiron e radhës, Llapi pret Ballkanin, ndërkohë që Malisheva i shkon Feronikelit në Drenas./Llapi.info






