Lokale - eSIMy

Llapi ka kaluar në 1/8 e finales së Kupës së Kosovës në futboll, pasi sot e ka mposhtur Kikën me rezultat 2-1, raporton Llapi.info.

Fillimisht vendasit kaluan në epërsi në minutën e 6’ me anë Bianor Netos. Mysafirët arritën që t’i barazojnë shifrat në 1-1 me anë të Besfort Eminit.

Krejt në fund të ndeshjes, skuadra nga Podujeva arriti që realizoj golin e fitores. Ishte Kastriot Selmani që u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Me këtë fitore, Llapi kalon në 1/8 e finales së Kupës së Kosovës në futboll, ndërkohë që Kika pas disfatës është eliminuar nga kjo garë./Llapi.info