Lokale - eSIMy

Llapi ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim te Feronikeli në Drenas me rezultat 0-2 në javën e 12-të të Superligës së Kosovës, raporton Llapi.info.

Llapjanët patën dominimin gjatë gjithë kësaj loje, duke rrezikuar portën kundërshtare disa herë. Fillimisht Valmir Veliu pati rastin më të volitshëm në start të ndeshjes, por nuk e konkretizoi i vetëm përballë portierit.

Golin e epërsisë llapjanët e gjetën tek pas 39 minutave lojë. Ishte meksikani Francisco Rivera që zhbllokoi rezultatin në 0-1. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë në “Rexhep Rexhepi”.

Edhe pjesa e dytë u takoi mysafirëve. Ishte minuta e 62’ kur Llapi çoi shifrat në 0-2 me anë të Valmir Veliut, i cili ishte edhe epilogu përfundimtar i këtij takimi.

Me këtë fitore, Llapi tash i ka 15 pikë të tubuara dhe aktualisht radhitet në pozitën e pestë, ndërkohë që Feronikeli ka 10 sosh dhe pozicionohet në fund të tabelës./Llapi.info