Llubi nga Podujeva KF Llapi sot do të kërkojë që të marr “hakun” ndaj Drenicës, njofton Llapi.info.
Bardh e kaltrit të cilët ndeshjen e fundit barazuan 1-1 me Trepçën ’89 me në krye trajnerin e ri, Bekim Shotani, sot duke filluar nga ora 13:45 minuta do të kërkojnë pikët e plota ndaj Drenicës në stadiumin “Bajram Aliu”.
Në anën tjetër Drenica e cila në përballjen e parë me Llapin kishte fituar me rezultat minimal 1-0 në “Zahir Pajaziti” do të kërkojë edhe sot që të befasojë llapjanët.
Llapi gjendet në pozitën e tretë me tri pikë më pak se lideri Feronikeli dhe një pikë më pak se vendi i dytë Prishtina, por që të dy këto ekipe kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar./Llapi.info..






