Lokale - eSIMy

Nesër duke filluar nga ora 14:45, Llapi pret në shtëpi Gjilanin në kuadër të javës së 10-të në Superligë, shkruan Llapi.info

Për këtë ndeshje, skuadra llapjane ka kryer sot edhe stërvitjen e fundit. Të gatshëm për këtë sfidë janë edhe Shpend Kelmendi e Mentor Zhdrella që janë rikthyer pas lëndimit.

“Llapi i gatshëm për sfidën e nesërme ndaj Gjilanit

Skuadra e Llapit ka kryer sot stërvitjen e fundit para ndeshjes me Gjilanin që zhvillohet nesër nga ora 14:45 në “Zahir Pajaziti”.

Të gatshëm me grupin ishin edhe Mentor Zhdrella dhe Shend Kelmendi të rikthyer nga lëndimi kurse stërvitja e sotme nisi në ora 10:00 dhe u mbyll në ora 11:30”, thuhet në njoftimin e klubit nga Podujeva./Llapi.info