Llapi ka shënuar fitore bindëse në udhëtim te Ulpiana me rezultat 0-6, në kuadër të xhiros së dhjetë të Superligës së Kosovës, raporton Llapi.info.

Skuadra nga Podujeva shënoi tri herë në pjesën e parë. Fillimisht Valmir Veliu në minutën e 8’ për 1-0, ndërkaq Bujar Idrizi shënoi për 2-0 kur po zhvillohej minuta e 21’ e ndeshjes. Për rezultat 3-0 u përkujdes Arbnor Ramadani në minutën e 30’.

Me të nisur pjesa e dytë, Valmir Veliu shënoi golin e dytë dhe të katërtin për Llapin në minutën e 46’, kurse shifrat në 5-0 i ngriti Kastriot Selmani. Për epilogun përfundimtar 6-0 u përkujdes Gentrit Begolli pak para fundit të ndeshjes.

Me këtë fitore, Llapi arrin në kuotën e 12 pikëve dhe pozicionohet në vendin e gjashtë, aq sa ka edhe Malisheva në vendin e pestë, ndërkohë që Ulpiana ka vetëm shtatë pikë dhe gjendet në pozitën e fundit.

Në xhiron e radhës, Llapi pret në “Zahir Pajaziti” Dritën, ndërkohë që Ulpiana i shkon Malishevës./Llapi.info