Llapi ka barazuar në shtëpi me skuadrën e sapo inkuadruar, Ulpianën, në ndeshjen hapëse të kampionatit të ri në Superligë, raporton Llapi.info.
Ulpiana befasoi në këtë xhiro duke e ndalur Llapin me rezultat 1-1.
Argjend Mustafa ishte golashënuesi i parë në këtë takim, kurse në minutën e 93’të skuadra e Batatinës gjeti golin e barazimit me anë të Firminos. Me këtë rezultat u mbyll ndeshja në Merdare.
Në xhiron e radhës, ekipi nga Podujeva udhëton në Gjilan për t’u ndeshur me Dritën, e në anën tjetër, Ulpiana pret Malishevën./Llapi.info






