Llapi dhe Dukagjini kanë ndarë pikët në kuadër të xhiros së 17-të të Superligës së Kosovës në futboll, duke barazuar pa gola, raporton Llapi.info.
Llapjanët kështu regjistrojnë barazimin e dytë radhazi, krahas atij me Gjilanin fundjavën e kaluar.
Si vendasit ashtu edhe mysafirët krijuan disa raste të mira shënimi, por pa arritur të dërgojnë topin në rrjetë.
Me këtë barazim, Dukagjini vazhdon të mbetet në pozitën e parafundit në tabelë me 17 pikë pas 17 xhirove.
Në anën tjetër Llapi ndodhet në vendin e katërt me 26 pikë.
Ndeshjen e ardhshme Dukagjini do të luaj në udhëtim te Malisheva.
Ndërkohë Llapi në kuadër të xhiros së 18-të do të përballet në derbin e javës me Prishtinën në Merdare./Llapi.info






