Vetëm një person ka rezultuar pozitiv sonte nga 220 testime të bëra nga IKSHPK-ja, shkruan Llapi.info.
Për këtë ka reaguar edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.
“Pa gjendje të jashtëzakonshme por me punë dhe përgjegjësi të pazakontë, sonte nga 220 teste për virusin Corona, 87 rezultojnë të shëruar e vetëm 1 pozitiv”, ka shkruar ai.
Marrë parasysh të dhënat e fundit, deri më tani në Kosovë janë regjistruar 856 persona të infektuar, 490 të shëruar dhe 26 të vdekur si pasojë e COVID-19./Llapi.info






