Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë një interviste në televizionin publik të Shqipërisë, ka thënë se Gjykata Kushtetuese nuk duhet t’i nxjerrë vetes punë, pasi, sipas tij, tashmë punën e ka shumë të kollajshme.
Kurti ka përmendur mocionet e mosbesimit të vitit 2010 dhe të 2017, kur, sipas tij, pasi është shkarkuar një kryeministër, vendi ka shkuar në zgjedhje.
“Fryma dhe germa e Kushtetutës fitojnë gjallëri nga populli. Në këto kushte çështja është e qartë. Përvoja parlamentare që e kemi e bëjnë të qartë për mua, se është e ditur se Gjykata Kushtetuese nëse nuk dëshiron t’i nxjerr vetes punë, e ka punën shumë të kollajshme. Kishim mocion mosbesimi në maj 2017 dhe në vjeshtë 2010 dhe automatikisht shkuam në zgjedhje”, ka deklaruar Kurti.
Ai po ashtu ka thënë se në vitin 2017 dhe 2010 partitë nuk janë pyetur dhe dakorduar për zgjedhje, por se vendi ka shkuar direkt në zgjedhje.