Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Podujevë, ka organizuar transmetimin e ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve në mes të Real Madridit dhe Liverpool-it, shkruan Llapi.info.

Ky njoftim është bërë në faqen zyrtare të Komunës, ku është bërë e ditur se ndeshja do të transmetohet në dy ekrane.

“Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport organizon transmetimin e finales së Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Liverpoolit, në sheshin e qytetit.  Finalja do të shfaqet në dy ekrane për t’ju mundësuar të gjithë qytetarëve të interesuar për ta përcjellur ndeshjen në një atmosferë të paparë”, thuhet në postim.

Në të njëjtin postim, komunarët kanë marrë kritika që s’e ka transmetuar ndeshjen finale në mes të Llapit dhe Dritës

“Super ide, keni mujt me qit Llapin. Pse spate organizim për kupën e Kosovës? Klubi i zemrës KF LLAPI ishte finalist! Kush po lujka se spo e kuptoj për cka po bahet fjalë. Unë e di që finalja e kupës u lujt te enjten, a dështaka jeni bre”, janë disa prej komenteve të qytetarëve.

Por, për ndeshjen mes Llapit dhe Dritës, Komuna e Podujevës pati organizuar transportin për tifozët llapjanë për në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Llapi.info