Në 24 orët e fundit, në Iran janë shënuar 802 raste të reja, që është numri më i ulët ditor i personave të sëmurë me coronavirus, në dy muajt e fundit, derisa numri i përgjithshëm i të sëmurëve ka arritur në 94,448.
Ministri i Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour ka bërë të ditur, 65 viktimat e 24 orëve të fundit, e kanë ngritur në 6,156 numri i përgjithshëm të viktimave, transmeton Telegrafi.
Derisa 77,350 janë lëshuar nga spitali dhe po trajtohen në shtëpi, 2,787 janë në gjendje kritike dhe po trajtohen nën kujdes intensiv. Për të gjetur të infektuarit, deri më tani janë testuar 484,541 persona.
I infektuari i parë me coronavirus në Iran, është gjetur me 19 shkurt në qytetin Qom, ndërsa është shpërndarë më pas në tërë shtetin, duke e bërë një ndër më të goditurit të lindjes së Mesme.
Qeveria nuk ka kërkuar ndonjë mbyllje të përgjithshme, por janë ndërprerë aktivitetet shkollore dhe grumbullimet religjioze, sportive dhe kulturore.