Lokale - eSIMy

Dy persona po kërkohen nga Policia pasi që të njëjtit përveç që kanë gjuajtur me armë zjarri, kanë goditur me veturë një polic.

Policia ka njoftuar se dy të dyshuarit kanë gjuajtur me armë zjarri dhe kanë filluar të largohen nga aty ndërsa gjatë tentimit për të ndaluar veturën e të dyshuarve është goditur zyrtari policor.

Ky i fundit ka pranuar tretman mjekësor.

Rasti sipas Policisë ka ndodhur në Prishtinë në orët e para të mbrëmjes së kaluar.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar pesë gëzhoja. Të dyshuarit gjenden në arrati, ndërsa rasti është duke u hetuar.