Mesfushori Arbnor Ramadani është larguar nga klubi nga Podujeva, KF Llapi, shkruan Llapi.info.

Ramadani është larguar nga klubi llapjan pas katër vitesh, teksa sot është përshëndetur me tashmë ish-bashkëlojtarët e tij.

Më poshtë njoftimi i plotë i Llapit

Arbnor Ramadani mbyll aventurën me Llapin pas katër vitesh mjaft të suksesshme

2 Kupa të Kosovës

1 Superkupë të Kosovës

116 ndeshje të zhvilluara

16 gola e 16 asistime

8.917′ minuta të zhvilluara

Mesfushori nga Gjilani, Arbnor Ramadani, i transferuar tek Llapi para 4 vitesh nga skuadra e Dritës, sot është përshëndetur me kryesinë, stafin drejtues dhe bashkëlojtarët e skuadrës me të cilët ka arritur të fitoj 2 herë Kupën e Kosovës si dhe 1 herë tjetër edhe Superkupën e Kosovës.

Noli që nga ardhja e tij para 4 viteve ka arritur të fitoj zemrat e tifozëve llapjanë duke u paraqitur për Llapin me mjaft sukses në 116 ndeshje, duke realizuar edhe 16 gola e duke asistur edhe në 16 sosh.
Noli sot me shumë emocione dhe lot në sy ka thënë:

“Faleminderit kryesisë për besimin dhe korrektësinë, veçanërisht trajnerit Tahir Batatina që ishte ndër njerëzit kyç që unë iu bashkova Llapit. Faleminderit gjithë tifozëve për mbështetjen si dhe bashkëlojtarëve të mi për gjitha momentet e bukura që i kaluam së bashku. Sot kam marrur një vendim shumë të vështirë që të largohem nga klubi, por jam krenar për këto vite sa isha këtu dhe me gjitha sukseset e arritura. Faleminderit të gjithëve për përkrahjen dhe mirëupafshim”

Kurse edhe trajneri Tahir Batatina në prezencë të Presidentit z. Beqir Batatina e ka falenderuar Nolin për kontributin e dhënë si dhe i ka dëshiruar shumë suksese në klubin e tij të ri ku do ta vazhdoj karrierën.
Faleminderit ARBNOR RAMADANI!

Suksese në karrierë