Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së diele, në territorin e Kosovës kanë ndodhur gjithsej 36 aksidente, prej të cilave një ka përfunduar me pasoja fatale, 18 me persona të lënduar dhe 17 të tjera me dëme materiale.

Policia po ashtu ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, ndaj gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që kanë thyer rregullat e trafikut, ka shqiptuar 818 gjoba kundërvajtëse.