Kryemjeshtri Driton Kuka ka falënderuar Majlinda Kelmendin që e mori medaljen e parë të artë për Kosovën në Lojërat Olimpike të vitit 2016.

“Dua të falënderoj në radhë të parë heroinën tonë Majlindën që i ka pri këtij ekipi, sepse në vitin 2016 ajo e nisi në mënyrë brilante dhe krejt bota u ngrit në këmbë qysh një Kosovë e vogël me prodhu një kampione olimpike. Tash i kemi tri”.

“Sinqerisht në gjithë këto urime dhe gëzim tonin që e kemi pasë për këto rezultate të arritura një koment më ka mbetur në kujtesë, sepse e kemi bërë një foto të pesë rrathët olimpikë dhe e kanë shkruar që duhet me i fitu edhe dy medalje. Unë si trajner po besoj që do t’i fitojmë edhe këto dy medalje që të bëhen pesë – aq sa janë rrathët olimpikë – në mënyrë që pas meje të vijë Majlinda, Akili dhe të tjerët në sportin e xhudos. Presim edhe jam i sigurt se edhe sportet e tjera së shpejti do të arrijnë ku kanë arritur xhudistët”.