Llapi ka pësuar humbje të thellë në udhëtim te Drita me rezultat 4-0, në javën e pestë të Superligës së Kosovës në futboll, raporton Llapi.info.

Vetëm gjatë pjesës së parë, nikoqirët shënuan plot tre herë. Serinë e golave e hapi Besnik Krasniqi vetëm pas (5’) minutave lojë, duke tundur rrjetën me anë të penaltisë.

I njëjti lojtar shënoi edhe golin e dytë personal po ashtu nga penaltia, kur po zhvillohej minuta e (26’).

Krejt në fund të pjesës së parë, gjilanasit shkuan në pushim me tre gola epërsi. Ishte Almir Kryeziu që ngriti shifrat në 3-0.

Për rezultatin final 4-0 u përkujdes Marko Simonovski, i cili arriti të shënoi në minutën e (57’).

Pas pesë xhirosh, Llapi ka vetëm pesë pikë të tubuara dhe aktualisht radhitet në vendin e gjashtë, kurse Drita pozicionohet në pozitën e dytë me tetë pikë./Llapi.info