Një person zyrtar është sulmuar fizikisht në fshatin Tërnavë të Podujevës, shkruan Llapi.info.
Kështu a bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, ndërkohë që detaje ka dhënë shumë pak – ashtu siç ndodh edhe herëve tjera.
“Viktima mashkull kosovar, ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari kosovar. Nuk raportohet për të arrestuar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka thënë PK, pa dhënë as edhe një detaj tjetër.
Por, siç ka mësuar Llapi.info, personi zyrtar është në punëtor teknik i shkollës së fshatit Tërnavë. Portali ka mësuar se ai është sulmuar nga një prind i një nxënësi./Llapi.info






