Një person zyrtar është sulmuar fizikisht në fshatin Tërnavë të Podujevës, raporton Llapi.info.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në raportin e saj ditor. Por, Policia s’e ka bërë të ditur emrin dhe pozitën e zyrtarit.
“Viktima mashkull kosovar, ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari kosovar. Nuk raportohet për të arrestuar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka thënë PK, pa dhënë as edhe një detaj tjetër.
Llapi.info do t’iu mbajë të informuar për detaje tjerë përkitazi me këtë rast./Llapi.info






