Rusia vazhdon të shënojë rritje të infeksioneve me COVID-19.
Rusia raportoi 10.633 raste të reja të koronavirusit të dielën, rritja e saj e katërt rekorde një-ditore, në atë që po bëhet një problem serioz për presidentin Vladimir Putin, raporton Cnn, transmeton lajmi.net.
Numri i përgjithshëm i rasteve në vend tani është 134.687, numri i shtatë më i lartë në botë, në një kthesë dramatike nga situata që ishte në mars.
Tani janë regjistruar gjithsej 1,280 vdekje, tha në një deklaratë shtabi i përgjigjes së koronavirusit në vend, duke shtuar se rreth 50% e rasteve ishin asimptomatike.
Moska, qyteti më i goditur nga vendi, përbën më shumë se gjysmën e rasteve totale, transmeton lajmi.net.
Javën e kaluar, Rusia zgjati periudhën e izolimit deri më 11 maj.
“Rritja e përditshme e rasteve është stabilizuar relativisht por kjo nuk duhet të na qetësojë, situata është ende shumë serioze,” tha Putin. “Kulmi nuk qëndron pas nesh, ne jemi gati të përballemi me një fazë të re dhe rraskapitëse të pandemisë … kërcënimi vdekjeprurës i virusit mbetet”.