Ish-kryediplomati kosovar, Behgjet Pacolli, ka thënë se është kërcënuar me arrestim nga ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Pacolli tha se kjo është sfida më e madhe për Kuvendin e Kosovës prej vitit 1989.
“Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Brendshëm më ka kërcënuar me arrest nëse shkoj në Kuvend për të ushtruar detyrën time si deputet. Kjo është sfida më e madhe që ka ndodhur në Parlamentin e # Kosovës që nga viti 1989”, ka shkruar ai në Twitter.
“Qeveria është përgjegjëse para Asamblesë, e jo deputetëve të Qeverisë. Demokracia duhet të mbizotërojë”, ka thënë kreu i AKR-së.






