Llapi dhe Gjilani kanë ndarë pikët sot në xhiron e 16-të të Superligës së Kosovës në futboll, shkruan Llapi.info.

Pas këtij barazimi, trajneri i Llapit, Tahir Batatina është ndarë i kënaqur me lojën e treguar nga lojtarët llapjanë, derisa ka shtuar se edhe ekipi i tij tash është në luftë për kreun e tabelës.

“E kemi ditur se do të përballemi me pozitën e parë dhe me pak fat mund ta kishim fituar ndeshjen ndaj skuadrës së Gjilanit. Nuk i kemi dhënë hapësirë Gjilanit. Tani edhe ne jemi në luftë për kreun e Superligës. Nuk është humbje e madhe barazimi ndaj Gjilanit. Nuk kemi mundur ta bëjmë lojën tonë. Mendoj që pak më të kujdesshëm kemi mundur të bëjmë gol. Të dyja bëmë lojë cilësore. I përgëzoj djemtë për lojën dhe mendoj se ka ndeshje tjera ku do të mund të fitojmë pikë. Suksesi në të cilin jemi tani është falë djemve. Jemi skuadra më në formë në Superligë. Por, nuk ndërpritet seria pozitive ndaj Gjilanit. Jemi afër me skuadrat në tabelë, ruajtëm distancën në 4 pikë me liderin dhe nuk është diferencë e madhe”, ka thënë Batatina.

Në xhiron e radhës, Llapi i shkon Dukagjinit, ndërkohë që Gjilani pret në shtëpi Malishevën./Llapi.info