Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, është deklaruar për medie pas humbjes së pësuar në shtëpi nga Prishtina, raporton Llapi.info.

Ai ka thënë se ka qenë i rezervuar për lojtarët kyçë në këtë ndeshje, derisa ka shtuar se fokusin e ka në finalen e 26 majit.

“Një pjesë të lojtarëve i kam ruajtur për finale të Kupës së Kosovës. Pjesën e parë e dominuam Prishtinën, pjesën e dytë i pushova disa lojtarë për finale, ku edhe Prishtina mori iniciativën dhe shënoi dy herë”, ka thënë Batatina.

Me këtë humbje, e cila është e katërta rresht, Llapi e mbyll këtë edicion në vendin e katërt me 54 pikë të tubuara, ndërkohë që Prishtina ka 51 pikë në vendin e pestë.

Llapi tashmë ka siguruar garat evropiane. Skuadra nga Podujeva tash e ka edhe finalen kundër Dritës, e cila zhvillohet javën tjetër në “Fadil Vokrri”./Llapi.info