Llapi e ka nisur me fitore edicionin e ri në Superligë, duke mposhtur në udhëtim minimalisht Drenicën 0-1, shkruan Llapi.info.

Golin e vetëm dhe të fitores për klubin nga Podujeva, e shënoi Kushtrim Shabani, kur po zhvillohej minuta e 35’ e ndeshjes.

Pas këtij triumfi, trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka thënë se synimi i klubit të tij, siç ka thënë ai, është që të jetë më lartë në tabelë për këtë sezon.

“Ndeshjet e para janë të vështira, kemi bërë lëvizje të qëlluara. Ndeshja e parë nuk luhet por fitohet, edhe skuadrat e mëdha evropiane e kanë të vështirë në fillim. E kemi ditë që është vështirë ndaj Drenicës, motivi i skuadrave është i lartë, Drenica luftoi deri në fund ju uroj rrugëtim të mbarë në këtë sezon. Llapi ka synime të qarta të jetë sa më lartë në tabelë“, ka shtuar ai për “Art Sport”.

Në xhiron e radhës, Llapi pret në “Zahir Pajaziti” Trepçën ’89./Llapi.info