Llapi është mposhtur midis Podujevës nga Ballkani me rezultat bindës 0-3, raporton Llapi.info.

Një gol në pjesën e parë dhe dy në të dytën, ishin vendimtarë që Ballkani të kthehet në shtëpi me tri pikë të plota.

Pas kësaj humbje, trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka theksuar se kjo ditë, siç ka thënë ai, ka qenë e kundërshtarëve.

Për medie, kryetrajneri i Llapit ka paralajmëruar ndryshime në stinorin pranveror.

“Në pjesën e parë ishim të kujdesshëm dhe synuam të shfrytëzojmë gabimet e Ballkanit. Por, pësuam një gol të lehtë, kurse ne nuk i konkretizuam rastet tona. Djemtë dolën më pas nga pozicionet e tyre në tentim për të barazuar rezultatin, por sërish pësuam dy gola të lehtë. Ballkani me meritë fitoi ndeshjen. Ishte dita e Ballkanit”, ka thënë Batatina.

Pas 19 xhirosh, Llapi ka 20 pikë dhe gjendet në vendin e gjashtë, kurse Ballkani ka 37 sosh dhe pozicionohet në pozitën e dytë./Llapi.info