Viti 2020 do të jetë vit i distancës, që do të thotë nuk do të ketë as dasma. .Kjo gjë do të kushtojë shumë mbi 25 mijë personave të përfshirë në zinxhirin e organizimit të dasmave. Përveç hotelerisë do të dëmtohen këngëtarët, mishtoret e kameramanët, raporton Ekonomia Online.
Përkitazi me këtë Luan Bajrami bashkë me anëtarë të shoqatës hoteliero-turisitike “Pro in”, kanë takuar zëvendësministrin e Ekonomisë, Punës, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Edison Jakurti të cilit ja kanë shprehur shqetësimet e këtij sektori.
Bajrami pas takimit me zëvendësministrin e MEPTINIS-it, në një prononcim për Ekonomia Onlina tha se kanë marrë premtime nga zëvendësministri për shqyrtim të kërkesave dhe shqetësimeve të tyre.
“Biseduam për zhvillimin e aktivitetit tonë hotelier në përgjithësi, vendimet e fundit të qeverisë përkatësisht të ministrive të Shëndetësisë dhe Tregtisë deklaratat e tyre ka qenë ndalim i dasmave ose aktivitete të ngjashme këtë vit. Insistimi i ynë ka qenë në takim me zëvendësministrin që të marrim informacione më të hollësishme që po zhvillohen, kemi premtime prej zëvendësministrit që nuk është vendim përfundimtarë që të mos filloj zhvillimi i veprimtarisë sonë. Nga 1 deri 18 maj llogaritet si fazë testuese dhe të shihet situata se si shkon me pandeminë”, tha Bajrami për Ekonomia Online.
Bajrami tha se humbjet janë marramendëse dhe janë një zinxhirë i punëtorëve dhe bashkëpunëtorëve prej 25 mijë personave që janë prekur në këtë sektorë.
“Humbjet janë marramendëse është zinxhir u madh që e përfshin hotelerinë. Nuk jemi vetëm ne hotelet dhe kafiteritë por edhe bashkëpunëtorët duke filluar nga bujqit mishtoret, kameramanët estrada, një zinxhir me rreth 25 mijë punëtorë” , ka thënë ai.
Ai tha se zëvendësministrit Jakurti i kanë paraqitur gatishmërinë, që me fillimin e veprimtarisë së tyre të respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore.
Ndërkohë ministri i Shëndetësisë në detyrë, Arben Vitia në një konferencë për medie ku ka folur për lehtësimin e masave ka thënë se këtë vit nuk do të organizohen dasma e tubime.
“Këtë vit nuk do të ketë ahengje, dasma as ceremoni mortore e tubime. Kjo nuk do të thotë se ne nuk do të festojmë ditëlindje, fejohem apo martohem por pa tubime. Një ceremoni mortore, rrezikon jetën e të tjerëve. Këtë virus nuk guxojmë ta neglizhojmë. Ky vit do të jetë vit i distancës, i higjienës”, ka theksuar Vitia.