Lokale - eSIMy

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ka thënë se qytetarët e vendit janë më meritorët për rënien e numrit të rasteve të të infektuarve me koronavirus.

“Është lajm i mirë që kemi rënë nën 10 të infektuar në ditë. Për këtë meritor janë qytetarë. Në Komision për Shëndetësi e kam ngritur çështjen e kapaciteteve të mjekimit intensiv që kam pasë frikë se do të ngarkohej, por është përballuar mirë”, ka thënë Avdyli, njofton Klan Kosova.

“Zvicra e ka bërë mbylljen e shkollave 2-3 javë pas Kosovës dhe qarkullimet e ndryshme. Masat janë ndërmarrë shpejt dhe kjo na ka ndihmuar. Mbyllja e kufijve ndoshta është dashur të bëhet më herët. Por kjo i përket së kaluarës”.

Sipas Avdylit, virusi korona ka zënë në befasi edhe shtete të fuqishme siç është SHBA.

“Kjo pandemi ka sjell shumë të panjohura. I ka zënë në befasi shumë shtete si SHBA. Kur them SHBA është vendi më i zhvilluar edhe në aspektin e shkencës dhe mjekësisë. Ka shtete të avancuara si Franca, Italia, Spanja që ka pasur pasoja të mëdha. Statistikat si i kemi mund të themi se Kosova qëndron mirë, sa i përket numrit të të prekurve dhe të të vdekurve”.

“Jemi në situatë të favorshme. Grafiku i sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë është në rënie. Ka rënie që flet se rreziku më i madh ka kaluar. Kjo nuk duhet të na relaksojë”.