Lokale - eSIMy

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ka thënë se kërkesat për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend pas paraqitjes së rasteve të para me koronavirus në vend ka qenë e ngutshme

“A kemi pasë nevojë ta angazhojmë ushtrinë është pikëpyetje për mua sepse policia këtë detyrë e ka kryer me sukses. Gjendja e jashtëzakonshme edhe është kërkuar para kohe, kur nuk ka pasë raste të vdekjes dhe kur kanë qenë vetëm 17 raste”, ka thënë ai, njofton Klan Kosova.

Avdyli është shprehur se institucionet kanë arritur që të menaxhojnë me situatën.

“Ministri Vitia e ka kryer detyrën e tij – ka pasë bashkëpunëtorë shumë të mirë Institutin e Shëndetit Publik që ka qenë në vijën e parë të luftës dhe Klinikën Infektive”.

Ndërkaq lidhur me tragjedinë e ndodhur në karantinën në Qendrën e Studentëve ku ka humbur jetën tragjikisht 26 vjeçari Agon Musliu, ai ka thënë se duhet të merren organet e drejtësisë.

“Pajtohem plotësisht se duhet dhënë përparësi drejtësisë dhe këtë e kam thënë edhe disa ditë më parë. Është fatkeqësi që ka ndodh. Edhe në të kaluarën kanë ndodhur vetëvrasjet dhe janë fatkeqësi. Raportet e para kanë thënë se nuk kanë pasë dokument valid për gjendjen shëndetësore. Por përgjegjësia duhet kërkuar, si deputet duhet ta ngritim zërin por jo të bëhemi prokurorë”.

“Po besojmë se organet e drejtësisë po merren me këtë rast. Kushdo qoftë drejtësia duhet ta bëjë punën e saj, kurse përgjegjësia politike është përgjegjësi morale që mund të jepet”.

“Është mirë të mos bëhet aktuale e mbrëmjes, por që t’i lëmë organet e drejtësisë ta bëjnë punën e tyre”.