Lokale - eSIMy

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, përkatësisht me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), si dhe në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar të zbatimit të ligjit, ka zhvilluar një operacion të suksesshëm, i cili ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e një personi.

Ai dyshohet për veprat penale ‘’Falsifikimi i dokumenteve’’ nga neni 390 të kodit penal të Republikës së Kosovës, dhe ‘’Legalizimi i përmbajtjes së rreme’’, nga neni 395 i KPRK-së.

Sipas prokurorisë rasti ka filluar me 17 qershor 2026, kur një person me inicialet B.K., është paraqitur në Agjencinë e Regjistrimit Civil (ARC) për të vazhduar dokumentet e identifikimit me të cilat ishte pajisur vite më parë.

Gjatë procedurave të verifikimit, zyrtarët kompetentë kanë konstatuar se identiteti i paraqitur i përkiste një personi të ndjerë prej shumë vjetësh, duke ngritur dyshime se identiteti ishte keqpërdorur.