Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se i mirëkupton të gjithë ata që, sipas bindjeve të tyre politike, janë angazhuar në nismën për shkarkimin e tij.
Megjithatë, ai tha se nëse konfirmohet se në këtë proces janë përdorur mekanizma shtetërorë për të ndikuar në zhvillimet brenda LDK-së, atëherë, sipas tij, do të ketë përgjegjësi.
Abdixhiku përmendi edhe kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, duke thënë:
“Kanë gabuar rëndë gjithë ata që janë përfshirë në këtë drejtim. Nëse z. Rama është përfshirë në këtë drejtim, ai ka gabuar rëndë. E anëtarësia e LDK-së nuk e fal këtë gjë”, ka thënë Abdixhiku.






