Gjatë 24 orëve të fundit për shkak se nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë për parandalimin e epidemisë, dhjetë persona janë ndaluar dhe ndaj tyre vazhdon procedura e rregullt në qytete të ndryshme të Kosovës.

Arrestime pati pothuajse në vetëm katër rajone të vendit.

Sipas raportit të policisë, katër persona janë ndaluar në regjionin e Prishtinës, katër në rajonin e Prizrenit, një në Gjakovë, një në jug të Mitrovicës.

Ndryshe, nga data 15 prill kanë hyrë në fuqi masat e reja të qarkullimit, qytetarëve u lejohet të dalin vetëm 90 minuta brenda 24-orëve.