Lokale - eSIMy

Një aksion i zhvilluar sot nga Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike në lagjen “Marigona Hill” ka përfunduar me arrestimin e tre personave.

Të njëjtit dyshohen për përfshirje në mashtrime përmes kartelave bankare.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura identitetet e të arrestuarve, mënyra e realizimit të mashtrimeve të dyshuara apo vlera e dëmit eventual financiar.

Detaje të tjera lidhur me aksionin dhe veprimet e mëtejshme hetimore pritet të bëhen të ditura në vijim.