Screenshot
Lokale - eSIMy

Përfaqësues të Stacionit Policor në Podujevë kanë mbajtur një ligjëratë vetëdijesuese për nxënësit e Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Hamit Sejdiu” në Kërpimeh.

Gjatë ligjëratës është diskutuar për rëndësinë e sigurisë së nxënësve, sjelljen e përgjegjshme, respektimin e rregullave dhe parandalimin e dukurive negative.

Në njoftimin e shkollës është theksuar rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet nxënësve, mësimdhënësve dhe institucioneve për krijimin e një mjedisi të sigurt, si në shkollë ashtu edhe në komunitet.

Drejtoria e shkollës ka falënderuar Policinë e Kosovës, përkatësisht Stacionin Policor në Podujevë, për bashkëpunimin dhe kontributin në edukimin dhe vetëdijesimin e nxënësve.