Lokale - eSIMy

Shtetasi i Kosovës, Selim Voca ishte raportuar i zhdukur dy ditë më parë nga bashkëshortja e tij në Mitrovicë të Jugut.

Këtë të premte, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njoftoi se ka pranuar raportimet zyrtare lidhur me vdekjen e shtetasit të Kosovës, Selim Voca, i cili ka ndërruar jetë pas një aksidenti me tren në qytetin Aleksinac, në Serbi.

MPJD thotë se trupi i pajetë i të ndjerit aktualisht ndodhet në Spitalin e Nishit.

“MPJD bën të ditur se, në koordinim me institucionet relevante të Republikës së Kosovës, është angazhuar për të mundësuar kthimin sa më të shpejtë të trupit të të ndjerit në Kosovë. Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi është në komunikim të vazhdueshëm me familjarët e viktimës dhe me autoritetet përkatëse, me qëllim të ofrimit të asistencës së nevojshme në kuadër të kompetencave të saja dhe të lehtësimit të të gjitha procedurave të kërkuara”, thuhet në njoftimin e ministrisë.