Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë sulmuar zyrtarët e saj gjatë një intervenimi në Podujevë, shkruan Llapi.info.
Sipas Policisë së Kosovës, gjatë arrestimit të një personi të kërkuar, familjarët e këtij të fundit kanë sulmuar zyrtarët policorë.
“Njësia policore gjatë arrestimit të një personi që kishte urdhër arrest, janë sulmuar nga familjarët e të dyshuarit. Në këtë rast janë arrestuar tre të dyshuarit meshkuj kosovarë. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit rasti trajtohet në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari me urdhër-arrest dërgohet në vuajtje të dënimit”, thuhet në raportin ditor të PK-së.
Nuk dihen detaje tjera.
Llapi.info do t’iu mbajë të informuar.
/llapi.info






