Lokale - eSIMy

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka uruar qytetarët llapjanë për fitoren e sotme ndaj Prishtinës, raporton Llapi.info.

Pas ndeshjes, Batatina është ndarë shumë i kënaqur me fitoren e arritur përballë Prishtinës, por jo edhe me referimin në këtë xhiro të fundit vjeshtor.

“Kjo është ndeshja e fundit që e luajtëm jashtë, pasi më 14 shkurt do të zhvillojmë ndeshjen në “Zahir Pajaziti”. Këtë fitore ia dedikoj kapitenit të klubit, Bujar Idrizit, i cili ka ditëlindjen. Në këtë ndeshje kemi treguar gjithçka si skuadër që nga minuta e parë. E kemi dominuar kundërshtarin në çdo aspekt. Pjesën e parë është dashur të jetë 3-0, pasi arbitrat e anuluan një gol, për të cilin as vetë ata nuk e din pse e kanë anuluar. Arbitri sot s’ka qenë në nivelin e duhur. Unë dua që t’ua uroj fitoren të gjithë qytetarëve llapjanë dhe “Legjendave” që i kam gjithherë afër vetës”, ka thënë ai.

Më tej, tekniku llapjan ka shtuar se beson që ekipi i tij do të kurorëzohet me trofeun e kampionit të Superligës së Kosovës.

“Ne sot treguam se kemi skuadër që mund të luftojmë për kreun e tabelës. Nëse shohim kampion këtë sezon, kampionë janë këta djemtë me angazhim dhe luftë. Kemi marrë të gjitha masat pa përfunduar kampionati. Do t’i kemi disa lojtarë ne mesin e Llapit dhe do ta përforcojmë repartin me një sulmues. Pra, me kohë i kemi bërë të gjitha përgatitjet për pranverë. Besoj që ky kampionat do të jetë i Llapit. Ajo fushë që është investuar kryesia me miliona, sivjet do t’ia gëzoj me trofe. Jemi afër me skuadrat në tabelë”, është shprehur Batatina./Llapi.info