Dy futbollistë të rinj U19 kanë nënshkruar kontrata profesionale me klubin nga Podujeva, KF Llapin, njofton Llapi.info.
Aulon Shabani dhe Arianit Hasani kanë nënshkruar sot kontratë 5-vjecare në ambientet u klubit nga “Zahir Pajaziti”.
“Podujevë, 12 dhjetor 2021 – Sot kontrata afatgjate me klubin kanë nënshkruar dy futbollistë të rinj nga ekipi i juniorëve. Qendërmbrojtësi, 18 vjeçar, Aulon Shabani dhe sulmuesi i krahut të djathtë, 17 vjeçar, Arianit Hasani, pas paraqitjeve të shkëlqyeshme në vazhdimësi, janë shpërblyer me kontrata profesionale për 5 vitet e ardhshme.
Aulon Shabani, i lindur më 27.06.2003 është fëmijë i rritur dhe i zhvilluar tek Akademia e Llapit që nga kategoritë e reja është pjesë e jona dhe talenti i tij është vënë në pah edhe nga Përfaqësuesja e Kosovës U-19, pjesë e së cilës Shabani ishte pjesë e grumbullimeve në disa ndeshje. Ai njihet për karakterin dhe grindën që posedon në fushën e lojës duke pasur gjithmonë mentalitet fituesi.
Arianit Hasani, i lindur më 24.02.2004, këtë edicion iu është bashkuar grupit shumë cilësor të ekipit U19 nga Shkolla e Futbollit ‘Podujeva’ ku kishte shkëlqyer si futbollist dhe të njëjtin kualitet po e shpreh edhe tek ekipi ynë i juniorëve duke realizuar disa gola fantastikë dhe duke pasur paraqitje të mira në vazhdimësi. Trajneri Tahir Batatina është shumë i kënaqur me futbollistët e rinj që po i besojnë projektit të së ardhmes së sigurt të KF Llapit”, thuhet në njoftimin e klubit./Llapi.info






