Shaban Shabani është përforcimi më i ri i klubit nga Podujeva, KF Llapit, njofton Llapi.info.
19-vjeçari, i cili ka luajtur për skuadrën U19 të Dritës, do t’i mbroj ngjyrat e klubit nga Zahir Pajaziti për tri vjet, sipas kontratës së nënshkruar sot.
“Njëri prej futbollistëve më të mirë tek Drita, sulmuesi i krahut Shaban Shabani përforcon ekipin tonë! Podujevë, 8 dhjetor 2021 – Skuadra jonë është përforcuar me një lotjar shumë cilësor i cili vie nga ekipi U19 i Dritës, sulmuesin e krahut Shaban Shabani me të cilin kemi nënshkruar kontratë 3 vjeçare. Sulmuesi i dy krahëve, të djathtë dhe të majtë, përforcon edhe më tepër organikën e ekipit dhe do jetë një ‘armë shtesë’ për ekipin e parë si dhe atë të juniorëve”, thuhet në njoftimin e klubit llapjan.
“Shaban Shabani është i lindur më 14.07.2003 në Velekincë të Gjilanit, i gjatë 1.72 m, luan pa problem në dy krahët e sulmit. Karrierën e ka filluar tek Shkolla e Futbollit “Arbëria” nga Gjilani për të kaluar më pas tek Drita U19. Në 11 ndeshje të zhvilluara në edicionin vjeshtor me ekipin gjilanas ka realizuar 5 gola e ka asistuar edhe 6 herë për bashkëlojtarët e tij. Ky përforcim u kërkua me ngulm nga trajneri Tahir Batatina si dhe ishte edhe vetë dëshira e madhe e futbollistit për të ardhur tek Llapi, në klubin ku u jepet mundësi gjithmonë futbollistëve të rinj dhe premtues”, thuhet tutje./Llapi.info






