Llapi ka arritur të shënojë sot edhe një fitore bindëse, duke mposhtur në udhëtim Drenicën me rezultat 3-5, raporton Llapi.info.
Në pjesën e parë ishin nikoqirët që dominuan me raste, ndërkohë që golin e epërsisë drenicasit e gjetën në minutën e 24’ me anë të Kreshnik Ukës, rezultat me të cilin edhe u mbyll 45-minutëshi i parë.
Në të dytën, mysafirët nga Podujeva përmbysën gjithçka në “Bajram Aliu” të Drenicës.
Fillimisht në minutën e 49’ realizoi për 1-1 mbrojtësi Elvis Prençi. Në të 55-tën Francisco Riveira shënoi për 1-2. Vetëm pesë minuta më vonë Valmir Veliu ngriti shifrat në 1-3, derisa Francisco Riveira dhe Bujar Idrizi realizuan për 1-5.
Deri në përfundim të ndeshjes, Drenica ngushtoi epërsinë në 3-5 me anë të Kreshnik Ukës, i cili arriti hetrikun në këtë ndeshje.
Me këtë fitore, Llapi aktualisht ka 24 pikë dhe pozicionohet në vendin e katërt, ndërkohë që Drenica ka 20 sosh në vendin e gjashtë.
Në xhiron e radhës, Llapi pret në Merdar Gjilanin, e në anën tjetër, Drenica i shkon Malishevës./Llapi.info






