Lokale - eSIMy

ryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është sulmuar fizikisht mëngjesin e sotëm në Prishtinë.

Sulmi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Parkun e Gërmisë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti e ka konfirmuar rastin që ka ndodhur në Gërmi.

‘Rreth orës 11:00, jemi njoftuar për një sulm fizik në parkun e Gërmisë, ku lëndime trupore ka pësuar një person.

Nga ana e policisë është nisë një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast’ ka thënë Flora Ahmeti për Indeksonline.