Besnik Tahiri, kandidat për kryetar të Podujevës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë se programi i tij për qeverisje është i ndarë në tri shtylla, shkruan Llapi.info.
Duke shpalosur këtë program në Kanal10 me kundërkandidatët e tij, Tahiri ka shtuar e Podujeva, sipas tij, e ka vendin ideal për të qenë port ekonomik.
“Programi ynë është i ndarë në tri shtylla kryesore. 1., programi sektorial i cili lidhet me administratë. 2., programi zonal apo ekonomik. 3., programi që lidhet me drejtimet zhvillimore. Boshti është ekonomia. Intervenimi i parë është porta ekonomike, e cila do të ndërtohet në 37 hektarë tokë. Ka qytete që janë port detar, ajror, hekurudhor. Na e kemi vendin ideal për me qenë port ekonomik, apo baza kryesore ekonomike. E dyta lidhet me aspektin zonal, e cila lidhet me tri pika të rëndësishme ekonomike. Kjo pikë lidhet me Kërpimehin, Lluzhanin dhe Orllanin. Këto tri fshatra do t’i kthejmë në qyteza”, ka thënë Tahiri./Llapi.info
Kandidati i Ballit Kombëtar premton vende të reja të punës në Podujevë
Zejnullahu: Qe 20 vjet pak është punuar në Podujevë, llapjanët po i ofrojnë mbështetje PDK-së






