Lokale - eSIMy

Kandidatja për kryetare të Podujevës nga Partia Demokratike e Kosovës, Floretë Zejnullahu ka kritikuar qeverisjen e LDK-së dhe asaj të VV-së në këtë Komunë, shkruan Llapi.info.

Zejnullahu, duke premtuar hapje të vendeve të punës për të rinjtë, ka thënë se qytetarët llapjanë, sipas saj, po i ofrojnë mbështetje PDK-së.

“Jemi duke punuar dhe po takojmë qytetarët që po na ofrojnë mbështetje. Gjatë takimeve me ta vërejmë se shumë pak është bërë në Podujevë, jo vetëm tash, por që 20 vjet. Prioritet i jonë do të jetë punësimi i të rinjve dhe hapja e vendeve të reja të punës. Lehtësira për bizneset. Ndërrimi i tregut. Një park industrial. Në shëndetësi do t’i funksionalizojmë QMF-të nëpër fshatra. Në arsim do të ketë ndërtime të shkollave. Ndërtimi i katër çerdheve. Ndërtimi i shtëpisë së kulturës. Ndërkaq, në infrastrukturë do ta ndërtojmë unazën e qytetit për shkak të ngufatjes së ndërtimit të sheshit”, ka thënë ajo në Kanal10./Llapi.info