Lokale - eSIMy

Kandidati për kryetar nga radhët e Ballit Kombëtar, Gazmend Islami, ka premtuar hapje të  reja të punës në këtë Komunë, shkruan Llapi.info.

Ai ka thënë se do ta trefishojë buxhetin për bujqësi, ndërkohë që ka shtuar se prioritet të parë e kanë ndërtimin e një parku të biznesit.

“Prioritet i joni i parë është ndërtimi i parkut të biznesit. Të gjithë kamionët që hynë në Merdar mund të bëhet një investim, ku mund të punësohen 100 punëtorë. Përkrahje për bizneset e vogla. Në shëndetësi ka shumë për të bërë, por prioritet është funksionalizimi i spitalit të Podujevës, premtim ky që 15 vjet. Do ta trefishojmë buxhetin t për bujqësi dhe kjo do të krijonte vende të reja të punës. Në çdo fshat do të ketë fusha sportive”, është shprehur ai.

Islami ka pasur kritika dhe vërejtje për qeverisjen aktuale të VV-së në Podujevë, por edhe asaj të LDK-së./Llapi.info