Lokale - eSIMy

Llapi ka arritur të gjejë fitoren e parë këtë edicion në xhiron e shtatë, duke mposhtur Dukagjinin minimalisht 1-0, raporton Llapi.info.

Llapjanët e nisën mirë ndeshjen duke realizuar gol qysh në minutën e 12’ me anë të Francisco Riveiras. Me rezultatin 1-0 në të mirë të nikoqirëve u mbyll pjesa e parë në Merdare.

Edhe në të dytën, ishin djelmoshat e Tahir Batatinës që patën ofensivën duke krijuar disa raste shënimi, mirëpo epilogu përfundimtar mbeti 1-0 në të mirë të ekipit nga Podujeva.

Me këtë fitore, e cila është e para në këtë sezon, Llapi arrin në kuotën e gjashtë pikëve dhe vazhdon të jetë në fund të tabelës, më pikë të njëjta me Ulpianën dhe Dukagjinin.

Në xhiron e radhës, Llapi i shkon në “Fadil Vokrri” Prishtinës, ndërkohë që Dukagjini pret Malishevën./Llapi.info